Vitia: Qëndroni në shtëpi, dhuroni dashuri, ta kalojmë sa më shpejtë këtë situatë!

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëjnë thirrje të qëndroni në shtëpi, ta respektoni njëri-tjetrin dhe të dhuroni dashuri.
Ata thanë se dhuna është e papranueshme dhe dënohet me ligj, transmeton IndeksOnline.
Vitia bëri apel tek qytetarët që të duan dhe të respektojnë anëtarët e familjes.
“Qëndroni në shtëpi, dhuroni dashuri, ta kalojmë sa më shpejtë këtë situatë”, tha ai./IndeksOnline/