75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Jashari e Rexhepi nënshkruajnë marrëveshjen, Skenderaj fiton 207 mijë euro

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes një statusi në facebook, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar bashkë me ministren Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, marrëveshjen e bashkëpunimit për grantin e përformancës që si komunë kanë fituar si rezultat i angazhimit në qeverisje të mirë e transparente. My grant kap shifrën e 207 mijë eurove, transmeton IndeksOnline.

“Granti 207 mijë euro do të përdorët për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelberta, ndërtimin e terreneve sportive, ndriqim publik dhe trotuare.

Për këtë grant falënderoj MAPL-në, ministren Redžepi, sekretaren Ukimeraj dhe donatorët që përkrahen këtë grant të përformancës për komunat”, ka shkruar Jashari.

Ai ka thënë se me bashkëpunim të ndërsjelltë, do të arrijnë rezultate të mira në qeverisje, duke u bërë kështu edhe shembull për të gjithë.

Ky është postimi i plotë i tij: