75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Mediat turke: Tottenham dorëzon ofertën zyrtare për transferimin e Vedat Muriqit

Në raportimet që janë bërë sot nga mediat angleze dhe ato turke është thënë që klubi londinez Tottenham tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Vedat Muriqin.

Sipas mediumit turk “Fanatik” klubi anglez ka bërë ofertë prej 22 milionë eurosh për transferimin e futbollistit kosovar, transmeton IndeksOnline.

Kurse klubi i Fenerbahces e vlerëson Muriqin me çmim prej 25 milionë eurove.

Mirëpo ende nuk është konfirmuar nga futbollisti apo klubi anglez nëse kjo ofertë është bërë me të vërtetë./IndeksOnline/.