75 Mall Live Search
22:46 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Ky është i burgosuri që vdiq në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë një i burgosur.

I njëjti thuhet se së në orën 17:00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës.

Dhe rreth orës 18:20, gjendja iu përkeqësua dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG janë vërejtur ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike, e më pas ka nisur ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë. 

Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19: 20 nga kardiologu konstatohet vdekja. 

Burime të Indeksonline mëson se i burgosuri që vdiq është Amir Veliu.

Ndërsa i njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin  ne pavijonin me tretman të avancuar.  

Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. /Indeksonline