Grupi muzikor amerikan dhurojnë 20,000 maska në spitalet në ShBA

The Chainsmokers kanë bërë diçka fantastike për të ndihmuar punonjësit e mjekësisë.
Grupi i famshëm muzikor dhuroi 20,000 maska KN95 në dy spitale në Shtetet e Bashkuara.

10,000 copë shkuan në Weill Cornell Medicine në Neë York City, dhe 10,000 të tjera shkuan në Qendrën Mjekësore Universitare në Las Vegas – dy spitale që punojnë shumë për të ndihmuar në mes të krizës globale të shëndetit .
Maska u transportua me ndihmën e Task Forcës së Urgjencës Dioqezane dhe NYPD dhe LVMPD.

Kështu grupi bashkohen më shumë emra të tjerë të njohur që kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme në luftën me Covid-19./Indeksonline/