Kamenica shënon edhe dy raste të reja me Covid-19, shkon numri total në 25

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati njoftoi se janë paraqitur edhe dy raste të reja me virusin SARS COV-2- në komunën e tij.
“Një rast në Hodonoc dhe një tjetër në Berivojcë, kurse numri i përgjithshëm ka arritur në 25, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Edhe dy raste të reja me virusin SARS COV-2- në komunën tonë. Një rast në Hodonoc dhe një tjetër në Berivojcë, kurse numri i përgjithshëm ka arritur në 25.
Ju lus të qëndroni në shtëpi, të keni kujdes për veten dhe të mos krijoni panik.
Do e kalojmë edhe këtë sfidë?./Indeksonline/