Prezantuesja e njohur zbulon se bashkëshorti i saj është në gjendje kritike, pas diagnostifikimit me Covid-19
Kate Garraway zbulon se bashkëshorti i saj Derek Draper është në gjendje kritike, pasi është diagnostifikuar me koronavirus.
Partneri i prezantuesese së njohur në Britani, u nxitua për në
kujdesin intensive më 30 mars, pasi gjendja iu përkeqësua.
Duke folur për herë të parë publikisht, 52 vjecarja foli
rreth gjendjes së tij, ku edhe vlerësoi stafin shëndetësor për gjithë punën e
tyre të palodhur.
Ajo tha se ka frikë që ai është akoma në gjendje kritike.
“Kam frikë se ai është akoma në gjendje kritike, por ai është këtu, që do të thotë se ka shpresë” ka shkruar ajo./Indeksonline/