Policët e vetizolouar fillojnë të kthehen në punë!

Policët të cilët kanë qenë në vetizolim dhe izolim i detyruar për shkak të kontakteve me personat e ardhur nga vendet Europiane, pothuajse të gjithë janë kthyer në punë.
Në një përgjigje për IndeksOnline nga zyra për Informim në Policinë e Kosovës kanë bërë të ditur se deri tani janë 7 zyrtarë policor të infektuar me Covid -19, ndërsa në veri të Mitrovicës janë 5 policë në karantinë.
Por mbrëmë edhe dy policë të tjerë nga Suhareka kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, shkruan IndeksOnline.
“Disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolim dhe izolim i detyruar ka rrjedhe me rekomandim te Ekipeve Mjekësorë neper pikat kufitare, ( pas ardhjes se tyre nga vende te ndryshme si ; Zvicër, Londër, Serbi, Amerike, Gjermani etj.), ku tani numri me i madhe i tyre janë liruar nga veteizolimi. Çdonjëri prej tyre ka Udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ekipet Mjekësore.
Ndërsa deri më tani janë (7) raste që zyrtarët policor kanë rezultuar pozitiv me virus,
Pesë raste në Veri të Mitrovicës–zyrtaret janë duke u monitoruar (gjenden ne karantine).
Një rast në Malishevë zyrtari ka qenë i liruar nga puna, në pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor( gjendet ne vetë karantinë).
Një rast në rajonin e Prishtinës vizitë studimore në Londër, dhe falë syçëltësisë së dhe komunikimit me DSHSH-në, menjëherë është vendosur në (vetë karantinë) duke mos rrezikuar aspak të tjerët, ( gjendet ne vetë karantinë)”, thuhet në përgjigjen e PK.
Tutje bëhet e ditur se zyrtarët policor të cilët kanë sëmundje të rënda dhe një pjesë e stafit civil janë liruar nga punë, sipas rekomandimit të DSHSH.
“Një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.
Sa i përket Zyrtareve te tjerë Policor me sëmundje përcjellëse si ; Diabet , Sëmundje malinje , Sëmundje te zemrës dhe sistemit respirator , etj asnjeri nuk është prekur nga COVID 19 ,sepse DSHSH i ka përkrahur duke i rekomanduar qëndrim ne shtëp”.
Ndryshe, Policia e Kosovës tanimë po punon me orar të tejzgjatur, 12 orë, me qellim te realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve te Qeverise së RKS-së./IndeksOnline/