Fshati Korishë në Prizren del nga karantina

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se fshati Korishë sot ka dal nga karantina, shkruan IndeksOnline.
Haskuka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respetojnë masat.
Njoftimi:
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar.
Falenderoj të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe.
Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.