75 Mall Live Search
13:30 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Katër skuadrat angleze që janë në garë për transferimin e Milot Rashicës

Nga Kosova arriti që të bëhet një yll ndërkombëtar në futboll, ky është futbollisti nga Vushtrria Milot Rashica.

Për Rashicën janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane, transmeton IndeksOnline.

Katër skuadra që kanë shprehur interesim për Milotin janë nga Premier Liga.

Liverpool, West Ham United, Wolves dhe Aston Villa janë skuadrat angleze të cilat po e dëshirojnë transferimin e Milotit.

Mirëpo për të interesim kanë shprehur edhe skuadra italiane dhe gjermane./IndeksOnline/.