Princi Harry dhe Meghan Markle shërbejnë ushqim për njerëzit e mbyllur në shtëpitë e tyre në LA
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/04/me-scaled.jpg)
Princi Harry dhe Meghan Markle, u kanë dhënë ushqim banorëve të Los Angeles që jetojnë me sëmundje dhe në rrezik të kontraktimit të koronavirusit.
Cifti, i cili u transferua në Los Angeles në mars me djalin e tyre të vogël, Archie, ndihmoi në shpërndarjen e vakteve për Project Angel Food, një organizatë që gatuan, përgatit dhe dërgon ushqime për njerëzit në nevojë në qytet.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/04/27298812-8228125-Meghan_and_Harry_spent_two_days_volunteering_with_the_non_profit-a-64_1587127040194.jpg)
Drejtori ekzekutiv i organizatës Richard Ayoub i tha Entertainment Tonight në SH.B.A. që çifti i profilit të lartë kontaktoi bamirësinë pasi mësoi se shoferët e saj ishin “të mbingarkuar” dhe kishin nevojë për mbështetje ndërsa përpiqen të ushqejnë kalifornianët e sëmurë gjatë karantinës.
“Ata na thanë se dëgjuan shoferët tanë ishin të mbingarkuar dhe donin të vinin vullnetarë për të lehtësuar ngarkesën e punës së shoferëve,” tha Ayoub, duke shtuar se çifti ishin shumë të thjeshtë.
“Ata bënë dy dërgesa – një të dielën e Pashkëve dhe një të mërkurën – dhe ata i kanë bërë ato në heshtje,” tha Ayoub, për revistën People . “Ne ndihemi të nderuar”.
Çifti tashmë prej muajsh po jetojnë një jetë normale pas daljes nga pallati mbretëror./Indeksonline/