75 Mall Live Search
21:15 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Sam Smith detyrohet që për shkak të Covid-19 të ndryshoj emrin e albumit dhe të shtyjë datën e lansimit

Fituesi i çmimeve Grammy, Sam Smith, e ka riemëruar albumin e ri pasi nuk u ndjehen të qetë duke lëshuar një projekt të quajtur “To Die For” gjatë pandemisë koronavirus.

Duke u shfaqur në emisionin e mëngjesit të BBC, të premten në mëngjes, krijuesi i hitit “Stay With Me” tha që ata e kuptuan rëndësinë e të qenurit “të ndjeshëm” për fansat në mes të krizës globale.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 2.1 milion njerëz dhe vrarë mbi 147,000 në të gjithë botën , sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

“Albumi im kishte fjalën ‘vdes’ në titull, me të cilin nuk u ndjeva rehat, për shkak të asaj që po ndodh (koronavirus) dhe është aq e rëndësishme për mua që të jem i ndjeshëm për fansat e mi dhe për njerëzit që dëgjojnë muzikën time,” tha ylli i muzikës.

SATURDAY NIGHT LIVE — “Gal Gadot” Episode 1727 — Pictured: Sam Smith performs “Pray” in Studio 8H on October 7, 2017 — (Photo by: Will Heath/NBC)

“Kjo ka qenë një kohë me të vërtetë e trishtuar dhe e tmerrshme për ne, kështu që unë kam ndryshuar titullin e albumit, do të ndryshoj kopertinën e albumit.”

Smith tha që albumi i tretë i ardhshëm është një vazhdim i albumit të vitit 2017-ës “The Thrill Of It All”, e cila ishte planifikuar fillimisht të lansohej në 1 maj – tani do të caktohet një datë të mëvonshme, “kur unë e di të gjithë të sigurt dhe të gjithë janë të mirë, atëherë mund të mendoj për lëshimin e albumit “, u shpreh Smith.

Ndërkohë, këngëtari 27-vjeçar së fundi publikoj bashkëpunimin me Demi Lovato, “I’m Ready”./Indeksonline/