Klopp thotë që është përgjegjës për larjen e enëve në shtëpi, kurse gruaja nuk e lë që të fërgoj vezë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp kësaj radhe ka folur për diçka jashtë futbollit.
Klopp ka treguar që është përgjegjës për enët në shtëpi e ku tha që është mjeshtër për makinën e larjes, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu Klopp tha që njëherë kishte fërguar vezë e ku gruaja e tij ishte befasuar mirëpo nuk i kishte dhënë kurrë më mundësinë që të fërgoj përsëri.
Jurgen Klopp njihet si një nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht e i cili deri më tani ka arritur mjaftë suksese me skuadrën angleze./IndeksOnline/.