75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Donacioni i Serbisë që bëri jehonë në mediat botërore kishte vlerën e 35 mijë eurove

Një test i koronavirusit kushton mesatarisht 30-35 euro. Një mijë të tillë një ditë më parë, Serbia, dhuroi Kosovës. Kjo ndihmë u bë lajm edhe në Reuters e New York Times. Vlera e donacionit ishte 35 mijë euro bazuar në çmimin e testeve të COVID-19

Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi tregon si është një ditë pune në laboratorin ku testohen rastet për koronavirus. Ai thotë se koha e punës në këtë laborator është nga ora 8:00 deri në 20:00.

Laboratori i vetëm i cili kryen testet për koronavirus në Kosovë, punon edhe më gjatë në varësi të situatës.

Mikrobiologu thotë se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare punojnë shtatë profesionistë.