Ferguson dëshironte transferimin e Ronaldos te Barcelona, nuk ndodhi për këtë arsye

Tashmë kanë dalë informata të reja në lidhje me të kaluarën e Ronaldos dhe transferimin e tij te Real Madridi.
Sipas AS, Ferguson kishte shkuar në Portugali për të ndërprerë ofertën e tyre për Ronaldon dhe kishte vazhduar të kontaktojë me Barcelonën, transmeton IndeksOnline.
Mirëpo dëshira e Ronaldos ishte të bashkohej me Real Madridin andaj edhe ishte transferuar te ‘mbretërit’.
Ronaldo dhe Ferguson kanë dëshmuar disa herë dashurinë që kanë për njëri tjetrin sa që Ronaldo e ka cilësuar ish trajnerin e tij si baba./IndeksOnline/.