75 Mall Live Search
22:10 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Brezovica e bukur edhe në karantinë, pamje mahnitëse

Kosova ka vende shumë të bukura të cilat meritojnë të vizitohen gjithmonë.

Por Brezovica do të jetë gjithnjë pjesa më e bukur e Kosovës, e pastër dhe shumë e këndshme për syrin e çdo njeriu.

Pavarësisht se Brezovica vizitohet më tepër gjatë dimrit, pikërisht nga skijatorët ajo merr pamje të mahnitshme edhe kur moti fillon të ndryshojë.

Kësisoj gjatë këtyre ditëve kur shumë vende të botës janë karantinuar, edhe Brezovica është e tillë, në karantinë, shkruan Indeksonline.

Por megjithatë bukurinë që ka ky vend nuk e shuan asgjë, madje as vet karantina. Një video e realizuar së fundi nga Faton Ademi shfaq bukuritë e këtij vendi që po t’i shikosh të bëjnë të shpresosh që ditët e mira do të vijnë sërish, e shumë kosovarë e të huaj do t’i drejtohen pikërisht Brezovicës./Indeksonline/