75 Mall Live Search
23:00 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

9 raste të reja në Shtime, të gjitha rastet e të njejtës familjes

Sonte janë shënuar 9 raste të reja në komunën e Shtimes, satëtsisht në Pjetërshticë shkruan IndeksOnline.

Në bazsë të njoftimit të kësaj komune të gjitha rastet janë nga e njejëta familje që ka rezultuar rasti i parë.

Njoftimi:

Sonte kemi pranuar rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me rastet e reja me COVID-19 dhe ka rezultuar se kemi nëntë (9) raste të reja të cilat ju njoftojmë se janë nga po e njëjta familje e cila ka rezultuar rasti i parë.

Komuna e Shtimes së bashku me të gjitha institucionet e sidomos me IKShPK është duke analizuar veprimet e mëtutjeshme dhe për këtë do të bëjë njoftimin me kohë për veprimet që do të merren shumë shpejt.

Të gjithë banorëve të Pjetërshticës ju themi se jemi pranë jush, nuk ka nevojë për shqetësim, qendroni në shtëpite e juaja, mbani pastërtinë dhe bashkërisht do t’ja dalim!

Shtabi Emergjent Shtime