75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Shala: Të pranosh ndihmë nga Serbia, i jep mundësinë që ata të duken human dhe të lajnë fytyrën kriminale para botës

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar lidhur me pranimin e qeverisë së donacionit të Serbisë për testet e koronavirusit.

Shala tha se testet e ardhura nga Serbia nuk do të duhej të pranoheshin në asnjë mënyrë dhe se Kosova nuk duhet të pranoj asnjë ndihmë që bëhet në emër të humanitetit nga një kriminel lufte si Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Serbia përpara se të bëjë ndonjë veprim tjetër, duhet të kthej eshtrat e mijëra shqiptarëve që i zhduki gjatë luftës, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se të pranosh ndihmë nga Vuçiqi dhe Serbia do të thotë të i japësh mundësinë që ata të duken human dhe të lajnë fytyrën kriminale të tyre para botës.

Postimi i plotë:

Fytyra kriminale me maskë humane

Testet e ardhura nga Serbia nuk do të duhej të pranoheshin në asnjë mënyrë. Kosova nuk duhet të pranoj asnjë ndihmë që bëhet në emër të humanitetit nga një kriminel lufte, si Aleksander Vuçiq. Para se të dërgoj çfarë do lloj ndihme si akt human, Serbia duhet të bëjë një veprim tjetër: të kthej eshtrat e mijëra shqiptarëve që i zhduki gjatë luftës dhe të kërkoj falje për mijëra të tjerë të vrarë.

Asnjë sëmundje, asnjë pandemi, asnjë akt human nuk mund të lajë fytyrën kriminale të Aleksander Vuçiqit dhe Serbisë.

Të pranosh ndihmë nga Vuçiqi dhe Serbia do të thotë të i jepësh mundësinë që ata të duken human dhe të lajnë fytyrën kriminale të tyre para botës. Këtë nuk duhet ta bëjë askush, asnjë qeveri.