75 Mall Live Search
23:01 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Mediumi britanik: Liverpool do të ul çmimin e Shaqirit

Mediumi britanik ‘Footballinsider’ ka shkruar në lidhje me vlerën në tregun e transferimeve të futbollistit kosovar Xherdan Shaqirit.

Sipas këtij medium skuadra angleze do të ulë çmimin e shitjes të Shaqirit, shkaku i pandemisë covid-19, transmeton IndeksOnline.

Ky medium ka raportuar që burime të tyre ju kanë thënë që do të jetë e pamundur të sigurohet çmimi të cilin e kanë menduar, pasi që afati i transferimeve është duke afruar.

Kurse për futbollistin kosovar të interesuara janë Sevilla, CSKA Moska dhe Roma./IndeksOnline/.