Barcelona ofron tre lojtarë për Neymarin

Barcelona po konsideron një marrëveshje ambicioze duke ofruar tre lojtarë në mënyrë që ta rikthejë, Neymarin në “Camp Nou”.
Ekipi francez e ka ulur tarifën në 150 milionë euro dhe Barca vazhdon të interesohet për një ribashkim me brazilianin.
Por, sipas Mundo Deportivo, për shkak të presionit financiar të pandemisë së coronavirusit, katalunasit do të kenë buxhet të reduktuar për transferime.
Kampionët e La Ligës thuhet se do t’i ofrojnë PSG-së treshen franceze: Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Ousmane Dembele si pjesë e marrëveshjes.
Todibo aktualisht është në huazim te ekipi nga Bundelisga, Schalke 04, me klubin gjerman që mban një mundësi blerje për mbrojtësin.
Umtiti dhe Dembele kanë pasur një sezon të ndërprerë me dëmtime dhe mund të tundohen nga një aventurë e re.