Presidenti i klubit italian preket nga koronavorusi

Njeriu i parë i skuadrës italiane Brescias, Massimo Cellino, konfirmoi thashethemet e përhapura në mediat italiane se është infektuar me koronavirus.
Në një prononcim të fundit, presidenti i njohur i futbollit italian tregon se është infektuar ai dhe e bija, ndërsa shton se ka kryer analizat mjekësore në spital.
Ai tregon se lodhje të tepërt dhe dhimbje në kocka, simptoma karakteristike të koronavirusit.
“Pas dy javësh qëndrimi në izolim në Caglari, shkova në spital për t’u kontrolluar. U zbulua se ime bijë ka koronavirus, ndërsa djali im jo. Gjithashtu edhe unë jam mbartës i këtij virusi. Kam lodhje të tepërt dhe dhimbje në kocka”, u shpreh presidenti i Brescias, Massimo Cellino.