75 Mall Live Search
10:47 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Shenjat që tregojnë se po stërviteni shumë

Nëse jeni një person që kryeni një aktivitet fizik rregullisht atëherë ju i keni parë të gjitha përfitimet e stërvitjes.

Edhe pse ju mund të stërviteni me një trajner ka disa raste që mund të shkojnë keq në stërvitjen tuaj duke dëmtuar veten për shkak të mbingarkesës.

Stërvitja më shumë se na duhet në fakt mund të çojë në dëmtim të trupit duke bërë më shumë dëm se sa mirë, prandaj nëse nuk jeni të sigurt nëse po merrni sasinë e duhur të stërvitjes duhet të filloni të dëgjoni trupin tuaj.

Fiziku juaj në është në pikën e tij më të mirë. Cilësia mbi sasinë duhet të jetë gjithmonë qëllimi. Nëse jeni duke bërë një kërcim dhe ndjeni gjunjët tuaj të lëndohen atëherë duhet të pushoni ose duhet të ndryshoni ushtrim. Nuk duhet të kryeni kurrë ushtrime që ju shkaktojnë lëndime. Gjeni një modikim që ju lejon të vazhdoni të stërviteni pa dhimbje

Ju jeni duke luftuar shumë për të përfunduar setet. Është një vijë e hollë ajo që ju ndan mes një stërvitje të shëndetshme dhe stërvitje që kalon përtej kujve të shëndetshme. Kur bëhet fjalë për stërvitje force, seti i dytë apo i tretë duhet të ndihet sfidues, por nëse kjo fillon që në të parin, atëherë shanset janë që po bëni më shumë përsëritje seç duhet.