75 Mall Live Search
15:00 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Audi tregon se do të rifillojë prodhimin në Evropë

Pandemia covid-19 bëri që edhe prodhimi i veturave të pezullohet. Mirëpo siç duket kompania gjigante e veturave Audi do të rifillojë përsëri prodhimin.

Audi gradualisht do të fillojë rifillimin e prodhimit në fabrikat e tij në Evropë gjatë javëve të ardhshme. Në mes të marsit, kompania njoftoi pezullimin e përkohshëm të prodhimit në vendet evropiane, transmeton IndeksOnline.

“Ne do ta menaxhojmë rifillimin si një akt të përbashkët Evropian”, tha Anëtari i Bordit të Menaxhimit për Prodhim Peter Kössler.

“Në rrugën e kthimit në fazën e parë pas mbylljes së prodhimit, masat paraprake shëndetësore për mbrojtjen e punonjësve kanë përparësinë më të lartë,” shpjegoi Kryetari i Këshillit të Punëve Peter Mosch.

Prodhimi i automjeteve nga Audi do të rritet gradualisht nga fundi i prillit e tutje, sipas një plani të caktuar./IndeksOnline/.