Futbollisti i Barcelonës e shpreh hapur dëshirën që të transferohet te Interi

Barcelona ka provuar që të përfshij mesfushorin e tyre Arthur në një marrëveshje të mundshme për transferimin e Lautaro Martinez.
E siç duket futbollisti i Barcelonës e pret me krah hapur këtë mundësi, transmeton IndeksOnline.
Në një intervistë që dha Arthur tregoi që do të ishte një gjë e shkëlqyeshme që të luaj me një klub siç është Interi.
“Për çdo lojtar, është një burim i shkëlqyeshëm i krenarisë që të shoqërohet me një klub aq të rëndësishëm dhe të njohur sa Interi. Një klub me një menaxher të shkëlqyeshëm dhe lojtar në një nivel të klasit botëror,” tha mesfushori i Barcelonës./IndeksOnline/.