75 Mall Live Search
19:48 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Infektologu kosovar: Rrini në shtëpi, në luftë ishim të rrezikuar nga armiku, sot jetën e kemi të sigurt

Prof. Muharrem Bajrami, infektolog i njohur, njeriu që shërbeu një jetë në mbrotje të shëndetit publik nga epidemi të ndryshme, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai ndër të tjera ka thënë se populli ynë është ballafaquar me sfida të shumta, derisa përmendi këtu edhe luftën e fundit, duke thënë se asgjë s’ishte e sigurt, derisa tani kemi shërbim shëndetësor, mbrojtje dhe ushqim në shtëpitë tona.

“Çdo njëri nga ne e kemi për obligim për ta ruajtur shëndetin tonë, por nuk kemi asnjë të drejtë, që ta rrezikojmë shëndetin e dikujt tjetër. Posaqërisht të personave të cilët janë të moshuar dhe atyre të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike dhe me imunitet të dobësuar.

Nuk e kemi lehtë që në këtë periudhë kohore të rrimë në shtëpi, por duhet ta kemi parasysh se e kemi të sigurt jetën tonë fizike, kemi shërbimet shëndetësore i cili është 24 orë i gatshëm, kemi ushqime të mjaftueshme.

S’duhet të harrojmë se para pak vitesh, posaqërisht gjeneratat më të vjetra, e dinë se kemi pasur rrethana edhe më të sesa kjo që e kemi tani. Ushqimin nuk e kemi pas të sigurt, shërbimet shëndetësore po ashtu s’i kemi pasur të sigurta dhe çka është më kryesorja, jetën asnjëri nga ata që kanë ngelë në enklava të ndryshme, në qytete e fshatra s’e kanë pas të sigurt.

Në çdo moment kanë qenë të rrezikuara nga forcat e armikut, kurse sot jetën e kemi të sigurt, pasi që policia jonë na mbronë në çdo moment dhe këtë periudhë duhet ta kalojmë sa më lehtë dhe më më mirë”, thotë në një video të publikuar në faqen zyrtare të MSH-së.

Ai më tej thotë se me  siguri se do ta kalojmë këtë më sa më pak të infektuar dhe viktima. Por, unë si mjek i vjetër edhe përpara jemi ballafaqu me të tilla gjëra dhe mjekët janë të gatshëm që edhe këtë ta përballojmë.

Ndiqeni videon e plotë: