10 mostrat e marra sot në Skenderaj në familjen e rastit të fundit, rezultojnë negative me COVID19

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune.
Ai ka thënë se 10 mostrat e marra sot në familjen e rastit të të infektuarit me koronavirus, kanë rezultuar negative.
Ky është postimi:
Të dashur qytetarë,
Nga 10 mostra të marra sot në Skenderaj, në familjen e rastit të fundit të infektuar me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që nuk kemi asnjë POZITIV.
Pra fatmirësisht falë disiplinës që po tregoni jemi afër për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.
Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë.
Bashkë do t’ia dalim!