8 persona të testuar nga Klina dalin negativ, Bokshiqi shpallet vatër i përhapjes së infeksionit

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se 8 persona nga kjo komunë, të testuar për COVID19 nga Klina kanë rezultuar negativ.
Ndërsa, personi i diagnostifikuar dje me virus dhe kontaktet e saj janë rekomanduar të vetizolohen, transmeton Indeksonline.
E me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë fshati Bokshiq i kësaj komune është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë
testuar 8 qytetarë të Komunës së Klinës, 6 nga fshati Çabiq, 1 nga fshati
Caravik dhe 1 i rekomanduar nga Qendra Emergjente, por me prejardhje nga Komuna
e Klinës.
Për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar NEGATIV.
Kjo nuk duhet të na bëjë të ndihemi komod, sepse rreziku nga përhapja ende është i madh.
Ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë fshati Bokshiq i komunës tonë është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.
Personi i diagnostifikuar dje me virus dhe kontaktet e saj janë rekomanduar të vetizolohen.
Obligohen të gjithë banorët që të respektojnë vendimin, ndërsa policia do të shtojë mbikëqyrjen në këtë fshat.
Ju lutem respektoni vendimet e institucioneve e po ashtu edhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor.
#RrinëShpi kujdesu për veten, familjen e shoqërinë.