Gjë që ndodhë rrallë! Vetëm 5 aksidente e 93 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Që nga shfaqja e virusit COVID-19 dhe ndërmarrjes së masave parandaluese nga institucionet udhëheqëse të vendit, pati edhe një gjë pozitive.
Numri i aksidenteve ka shënuar ulje të dukshme.
Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar vetëm pesë aksidente, katër prej tyre me të lënduar, një me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 93 tiketa trafiku, numër ky shumë i vogël krahasuar me tiketat të cilat shqiptohen gjatë ditëve të gjendjes normale./Indeksonline/