Po iu thonë të fortë si tigra, korona “stopohet” në Deçan

Komuna e Deçanit vazhdon ta ketë situatën nën kontroll ndaj koronavirusit. Deri më tani ka qenë vetëm një femër nga Deçani e infektuar me Covid-19, edhe ajo ishte me banim në Prishtinë.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dhënë lajme të mira nga komuna e tij. Ai ka thënë se bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre kanë rezultuar negativ në teste.
“Me qëllim për t’ju mbajtur të informuar; Komuna e Deçanit, rrespektivisht Shtabi Komunal për Menaxhimin e Emergjencës COVID-19.
Është duke u përkujdesur nga afër për pacienten nga Lëbusha e Deçanit, e cila ndodhet në Prishtinë si dhe për familjen e saj bashkëshkortin dhe dy fëmijët të cilët poashtu nuk janë në Deçan!
Kemi marrë përsipër për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme!
Lajmi i mirë është se bashkëshorti dhe fëmijët kan rezultuar negativ tashmë!
Urojmë që sa më shpejtë pacientja të shërohet dhe të kthehet në Lëbushë të Deçanit!
Është krejt e zakonshme në këtë kohë të jemi të prekur nga Corona Virusi i cili e ka pushtuar tërë botën.
Njëkohësisht është e domosdoshme të solidarizohemi me njerëzit që tanimë janë të prekur nga ky virus” shkruan Ramosaj në njoftim./Indeksonline/