Vildane Zeneli e mërzitur, humb bashkëpuntorin e afërt!

Para disa orësh Vildane Zeneli ka bërë një postim prekës në Instagram.
Pëmes saj, modelja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotografit Peter Beard në moshën 82 vjeçare.
Ai vuante nga dementia e cila shkakton humbje të kujtesës e madje kishte humbur nga shtëpia e tij para 19 dite, shkruan NY Times në artikullin për të.

E ndërsa, këtë personazh me rëndësi në fotografinë amerikane, nga afër e kishte njohur edhe Vildanja e cila ka treguar se e ka takuar në moshën 14 vjeçare ku kishte realizuar fotografi me të e madje ato i kishin ndryshuar karrierën dhe jetën si modele në Amerikë, Vildanes.