75 Mall Live Search
12:56 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Mblidhet LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një mbledhje të paparalajmëruar më parë.

Tashmë në selinë kryesore të LDK-së në Prishtinë kanë filluar të mblidhen anëtarët e kryesuesit e partisë, raporton Indeksonline.

Kjo mbledhje e LDK-së vie një ditë pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se këtë javë do të nisin hapat e parë për një qeveri të re.

Ndryshe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani pak më parë u shpreh e surprizuar kur dëgjoi nga mediat se LDK mban sot mbledhje, pasi e njëjta nuk mori ftesë për këtë takim të përfaqësuesve të LDK-së.

Por në këtë takim të pranishëm janë: Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxhiri, Kujtim Shala, Arban Abrashi, Arben Gashi, Avdullah Hoti e shumë të tjerë./Indeksonline/