53 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe shtatë në pritje të rezultateve

Infektologia Arjeta Zogaj-Berisha, ka folur në një konferencë për media lidhur me gjendjen e pacientëve pozitiv me Covid-19 që janë të hospitalizuar në këtë klinikë.
Zogaj-Berisha bëri të ditur se në këtë klinikë janë të hospitalizuar 53 pacientë dhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Sipas saj 11 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe dy të intubuar.
Ajo theksoi se gruaja shtatzënë nga Gjakova është në gjendje stabile dhe në parametra normale.
“53 raste pozitiv me koronavirus, 11 me oksigjeno terapi dhe dy të tjerë të intubuar. Një grua shtatëzënë nga Gjakova dhe një rast tjetër nga Prizreni. Për momentin është stabile. Me parametra është stabil. Shpresojmë që të kaloi më mirë. Por nuk mund të flasim derisa është ajo është e intubuar. Edhe beba në konsultim me Gjinekologët na kanë thënë që është mirë “.
Infektologia shtoi se akoma nuk i kanë rezultatet e plota për të shëruarit.
Ndër të tjera ajo tha nuk ka raste të reja nga stafi i Klinikës Infektive që janë pozitiv me Covid-19.
“Të shëruar ka por nuk i kemi marrë të plotë, sepse duhet të testohen edhe për herën e dytë. Dy veç i mora por akoma nuk i kemi rezultatet e plota duhet të presim. Nuk kemi raste të tjera tek stafi. I kemi katër infemiere të shëruar, një është duke pritur në ritestim, nëse edhe kjo del negative atëherë i kemi pesë të shëruar nga Covid-19 “.