Vazhdon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Janë bërë më shumë se një orë prej që është mbledhur kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë e saj në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Kryetari Isa Mustafa ka ftuar zyrtarët e lartë të partisë për të diskutuar me ta në prag të formimit të qeverisë së re.
Ky takim ka ardhur vetëm një ditë pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi paralajmëroi se këtë javë do të marr hapat e fundit sipas kushtetutës për formimin e qeverisë së re.

LDK ka marr miratimin e anëtarësisë së saj për një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma’n Socialdemokrate./IndeksOnline/