75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Rivarroset 39-vjeçarja nga Istogu, rezultatet e obduksionit ende nuk dihen

Është rivarrosur trupi i Sevdije Kuklecit nga Istogu, vetëm një ditë pasi ajo u zhvarros për t’iu bërë autopsia me kërkesë të familjarëve të saj, të cilët dyshojnë se ajo nuk ka vdekur nga coronavirusi.

IndeksOnline ka siguruar video nga rivarrimi i 39 vjeçares në Istog ku shihet se aty janë familjarët e saj të ngushtë.

Rezultatet e obduksionit ende nuk dihen, mirëpo rikujtojmë se ajo ishte testuar për coronavirus dhe sipas IKSHPK-së kishte rezultuar pozitiv./IndeksOnline/