75 Mall Live Search
16:50 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Sulmuesi tallet keq me Barcelonën: Atje stërviteshim 40-50 minuta!

Braziliani, Malcom është tallur me katalanasit, duke thënë se atje nuk stërviten normalisht.

“Te Barcelona stërviteshim 40-50 minuta, ndoshta kjo ishte arsyeja se përse dëmtohesha shpesh.” Kështu shprehet në një intervistë të dhënë së fundmi Malcom, ish-sulmuesi i Barcelonës.

Sulmuesi u mor me bujë nga Bordeaux për 40 milionë euro, por nuk shfaqi asgjë në “Camp Nou”. Ai u shit vitin e shkuar për të njëjtën shumë te Zenit, aty ku luan aktualisht.

Kujtojmë, që Malcom ka qenë pjesë e Barçës nga vera e vitit 2018, deri në 2019./IndeksOnline/