4 raste të reja me covid19 në Podujevë

Sot në vendi tonë janë shënuar 37 raste të reja me covid19.
Sipas IKSHPK-së, 4 nga këto raste vijnë nga komuna e Podujeves, transmeton Indeksonline.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.”, thuhet në njoftimin për media. /Indeksonline/