22 raste të reja, shkon në 584 numri i të prekurve në Shqipëri

22 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa ka shkuar në 327 numri i të shëruarve në Shqipëri.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit
janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19.
Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.
Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit,
13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e
të shëruarve nga COVID-19 në 327.
Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të
shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë
tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2
“Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në
terapi intensive në gjendje të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
Harta e të prekurve nga
COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste
Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.tch