Bebe Rexha preferon recetat shqiptare, gatuan këto ushqime gjatë ditëve në karantinë

Këngëtarja Bebe Rexha po qëndron në shtëpi si shumë të tjerë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Këto ditë ajo i ka shfrytëzuar për të provuar cdo lloj recete shqiptare.
Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram momente të gatimit të gjellës me qepë, e cila preferohet kryesisht nga veriu i Shqipërisë.
“Ushqim shqiptar, 2 orë që të zihen qepët”, ka shkruar Bebe krahas videos së përgatitjes së ushqimit.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare është me origjinë nga Dibra dhe është zhvendosur në SHBA qëkur ishte e vogël.
