Vetvritet modelja e famshme

Ashley Mattingly, “Miss Playboy 2011”, ka vdekur, raporton TMZ.
33-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Austin, Teksas.
Motra e saj Christy dhe vëllai binjak Billy thanë se Ashley u vetvra të mërkurën. Ajo u zbulua të premten pasi një mik i shqetësuar thirri autoritetet duke kërkuar një kontroll tek ajo.

Matting thuhet se la një shënim vetëvrasës, të cilin policia e ka mbajtur si pjesë e hetimit të tyre.
Në vitin 2012, Ashley u përfshi në një mosmarrëveshje në familje me të dashurin e saj Lane Garrison.
Ajo akuzoi yllin e “Prison Break” se e kishte goditur atë. Ai e kishte mohuar se e ka lënduar modelen./Indeksonline/
