75 Mall Live Search
12:47 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Kthehet në rigjykim rasti i Enver Sekiraqës

Departamenti Special i Gjykatës  së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse,  e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit E.S. Ky i fundit  muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në  kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” nga neni 24 dhe 147 par.3 dhe 9 i Kodit Penal të Kosovës,  më ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 viteve.

“Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384  të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu Gjykata e Apelit, vlerësoi se aktgjykimi  në fjalë, është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim./Indeksonline/