75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Të gjithë kemi nevojë për dikë që na dëgjon, do të ristartohet linja për parandalimin e vetëvrasjeve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjen e 20 vjeçare e cila ndërroi jetë dje në mënyrë tragjike.

Ahmeti tha se fatkeqësisht vetëvrasja e djeshme nuk është rasti i parë në shoqëri pa marrë parasysh pandeminë, e që sipas tij ndihma profesionale është shpëtuese e jetës në rast të depresionit e vështirësive të tjera.

I pari i kryeqytetit tha se si komunë kanë inkurajuar aktivitete nga shtëpia që ndihmojnë në këtë drejtim, transmeton Indeksonline.

Në bashkëpunim me QIPS, do të ristartohet Linja e Jetës, që është linjë për parandalimin e vetëvrasjeve.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht këto ditë kemi pas edhe një rast të vetëvrasjes e që nuk është rasti i parë në shoqërinë pa marr parasysh pandeminë.

Nuk paragjykoj as rrethanat e as detajet e rastit, por ndihma profesionale është shpëtuese e jetës në raste të depresionit e vështirësive tjera.

Me gjasë izolimi dhe karantinimi mund vetëm të shtojnë vështirësitë e njerëzve. Ne si Komunë kemi inkuraju aktivitete nga shtëpia që ndihmojnë edhe në këtë drejtim.

Por këtë javë zgjerojmë edhe aktivitetin e ndihmen. Në bashkëpunim me QIPS, do të ristartojmë Linjen e Jetes, që është linje për parandalimin e vetëvrasjeve. Kjo është ndihmë profesionale, dhe në qoftë se njihni dikënd, ndihma më e madhe êshtë që ti udhëzoni të kërkojnë ndihmë profesionale.

Por po e nisim edhe platformen #rriNshpi fol shlirë ku mund të thirrni dhe të folni me të tjerë për çështjet që ju preokupojnë. Këto nuk duhet të jenë tabu. Të gjithë kemi vështirësi dhe kemi nevojë për dikënd që na dëgjon.

Ngushëllime familjes e qoftë rasti i fundit në qytetin tonë.

#rriNshpi