75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

MC Kresha po braktis muzikën?

Reperi i njohur, MC Kresha, është prej artistëve më të suksesshëm dhe më të kërkuara shqiptar, që prej vitesh ka sjellur hite të një pas njëshme.

Së fundi reperi kosovar ka qenë i ftuar në Top Channel ku ka folur për shumë gjëra rreth jetës së tij profesionale dhe private.

Kresha gjatë kësaj interviste ka thënë se ai pak nga pak po planifikon të largohet nga muzika.

“Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve”, është shprehur ai ndër tjerash.

Ndryshe, MC Kresha së fundi ka lansuar bashkëpunimin me Singin “KG”./Indeksonline/