Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po shikojnë mundësinë për të blerë “New York Mets”

Ata janë një nga çiftet më të njura në botë, bëhet fjalë për këngëtaren e aktoren Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.
Ata së fundmi janë në fokus të mediave rozë për shkak të interesimit të tyre për të blerë klubin e njohur të basketbollit “New York Mets”, transmeton Indeksonline.
Sipas mediave të huaja çifti janë duke punuar që të rrisin asetet e tyre të pasurisë me ekipin e basketbollit si dhe të bëjnë investime në media.
Kujtojmë që vlera neto e çiftit mendohet të jetë rreth 700 milionë dollarë, rreth 1.8 miliardë dollarë më e vogël se vlera e parashkuar e Mets, sipas Forbes, duke qenë se vlera e klubit thuhet të jetë rreth 2.6 miliardë dollarë.
Mbetet të shihet në vazhdim se a do të gjejnë çifti i njohur ndonjë zgjidhje për ta realizuar këtë synim të tyrin. /Indeksonline/
