75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti flet për menaxhimin e pandemisë dhe situatën politike

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë për IndeksOnline ka thënë se numri i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë është nën kontroll.

“Unë mendoj se deri më tani ka shkuar mirë dhe pavarëisht frikës që kemi pas prej politikave të komplikuara që nuk do të sqarohen mirë se kur kanë qytetarët të drejtë të dalin por nuk ka shumë lëvizje sikur para këtyre masave, megjithatë numri i të infektuarve në Prishtinë është ende nën kontroll. Qe tre ditë pra kemi pas një ditë 0 raste një ditë 2 raste  dhe së fundmi 6 raste që kanë qenë familjarë të këtyre dy rasteve, janë 26 patrulla statike në Prishtinë pasi don angazhim më shumë karantinimi i Prishtinës”, ka thënë ai.

Ahmeti shtoi se institucionet duhet të iu qëndrojnë afër qytetarëve në këto kohë të vështira, prandaj në Prishtinë do të zhvillohen disa aktivitete që të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Në momentin kur iu thua qytetarëve rrini në shtëpi,stopone jetën profesionale njerëzit kanë nevojë të marrin mesazhe të qarta për masat e ndërmarra. Duhet intitucionet që të gjinden pranë qytetarëve në këto kohë të vështira. Duhet të jesh pjesë e saj nëse nuk e përjeton njejtë sikur të tjerët nuk do të mundesh as me menaxhu dhe ne kemi mendu që duhet të bëjmë disa aktivitete që ta dojnë qytetarët që komunën e kanë këtu”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës tha se pas tre dite do të vendoset neës duhet të largohet Prishtina nga karantina.

“Unë besoj që edhe dy tre ditë do ta vlerësojmë me Ministrinë e Shëndetësisë për heqjen e masave, nëse vazhdojmë kështu athërë pas dy tre ditëve do ta shtoj kërkesën që së paku karantinën ta hiqim. Ndërsa për masat tjera besoj që ende kemi nevojë”, ka shtuar Ahmeti.

Ai nuk deshi të komentoj zhvillimet politike në vend.

“Mesazhi im ka qenë I qartë, jo që nuk më intereson politika por nuk dua qëllimisht të merrem me këtë qështje, por është e qartë që në situatë pandemie neve na nevojitet vendimarrje funskionale, vendimmarrje që është e shpejtë”, tha ai.

Ahmeti në fund nuk ka dashur që të komentoj dhurimin e 1000 testeve nga Serbia për Kosovën, ai shkurt ka thënë se është i interesuar që Kosova të ketë teste./IndeksOnline/