75 Mall Live Search
00:43 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Trump së shpejti ndalon imigracionin, për të mbrojtur punëtorët amerikanë nga konkurrenca

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar një pauzë dy-mujore në lëshimin e shumicës së vizave të punës, në mënyrë që më shumë se 22 milion amerikanë të papunë të mos përballen me konkurencë, kjo pas situatës së krijuar nga koronavirusi, transmeton Indeksonline.

60- ditëshi do të zbatohet vetëm për emigrantët që kërkojnë leje qëndrimi të përhershëm, i njohur gjithashtu si “karton jeshile”, tha Trump të marten.

“Duke ndalur emigracionin, ne do të ndihmojmë t’i vendosim amerikanët e papunë në radhë të parë për vendet e punës, ndërsa Amerika rihapet, “tha presidenti.

Urdhri nuk është lëshuar ende zyrtarisht. /Indeksonline/