75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopez paditet me 150,000 dollarë sepse postoi foton e saj në Instagram

Lajmi i keq: Jennifer Lopez u padit me 150,000 dollarë sepse publikoi një foto të sajën pa miratimin e fotografit.
Lajmi i mirë: Jennifer Lopez ka një pasuri prej 400,000,000 dollarësh.

Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e një fotografie në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017. Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”. E drejta e fotografisë i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Sipas padisë, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar.

Nuk është hera e parë që Lopez paditet për postim të fotove të saja, pa lejen e fotografëve. Në tetor të 2019-s, dikush tjetër kërkoi 150,000 dollarë shpërblim.