Labi dhuron 3 mijë euro për familjet e “Grupit Kumanova”

Labinot Tahiri sot ka bërë të ditur një tjetër ndihmë humanitare në kuadër të ndihmave që po bën edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Këngëtari i njohur i cili dje dhuroj 100 pako ushqimore, sot ka dhuruar një shumë prej 3 mijë euro për familjet e të burgosurve të “Grupit Kumanova”.
Në një postim në Instagram, Labi poashtu tha se nesër do të dhuroi para në vlerë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc./Indeksonline/