75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Besnik Tahiri nga AAK tregon se për çfarë u dakorduan me LDK-në

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për medie ka thënë se në takimin e sotëm në mes të liderit të tij Ramush Haradinaj dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, nuk është biseduar në detaje në lidhur me formimin e Qeverisë së re. Sipas tij është biseduar për nevojën e formimit të i një qeveri stabile në këtë kohë të vështirë me të cilën po përballet vendi me pandeminë Covid-19.

“Biseduam për nevojën që të  kemi një qeveri të re dhe do të merret me detyrat parësore, në radhë të parë punën intensive në raport të qeverisë me luftën kundër koronavirusit, në takim nuk kishim diskutime të detajuara rreth koalicionit dhe qeverisë së ardhshme, pasi që duhet të trajtohen edhe temat që lidhen me procedurat kushtetuese dhe ligjore”, tha Tahiri në një konferencë për medie, raporton IndeksOnline.

Ai tutje theksoi se ky ishte vetëm një takim pune, por se u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin .

“Nuk ka qenë takim rreth ndarjes së pushtetit ku jemi dakorduar që është më se e  nevojshme që Kosova të ketë një qeveri të re, për shkak se gjendja që është nuk është  emirë në veçanti duke ditur ballafaqimin me situatën e pandemisë”, tha ai.

Se a ka garanci kreu i LDK-së se mundet ai të formojë qeverinë  e re  nga ana e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, Tahiri theksoi se kjo pyetje duhet t’i parashtrohet LDK-së.

“Ne kemi qenë nikoqir i këtij takimi, ajo që dihet se ne si AAK, dhe koalicioni i ardhshëm e bazon mbi bazën shumë të sakta, se nëse subjekti i parë që del nga zgjedhjet LVV nuk e krijon qeverinë, prandaj është  në diskrecionin e  tij që në konsultim me partitë politike të vazhdohet për hapat e mëtutjeshëm” theksoi Tahiri./IndeksOnline/