75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Rikthimi i Zlatanit në Itali, në varësi të vendimit të ministrit

Zatan Ibrahimovic do të kthehet në Itali për rifillimin e stërvitjes vetëm kur situata të jetë e sigurt dhe me rregulla të mirëpërcaktuara. Sulmuesi i Milanit aktualisht po punon në Stokholm, me Hammarby në mënyrë që të mos humbë kontaktet dhe ndjesinë që jep fusha e lojës dhe topi.

Ai vazhdon të mbajë kontakte të përditshme me drejtuesit e Milanit, në pritje të sinjalit për të fluturuar drejt Milanos.  Dita e nesërme do të jetë vendimtare, pasi është caktuar një takim mes drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit dhe ministrit të Sportit, Spadafora.

Nëse merret vendimi për rinisjen e përgatitijeve, “bomber” suedez do të kthehet menjëherë në Milano, ku do t’i duhet të kalojë dy javë izolim. Përndryshe, ai do të vazhdojë të stërvitet në Suedi, ku masat janë më pak të ngurta.

Ndërkohë, të gjithë lojtarët e tjerë të Milanit janë rikthyer në Itali, përveç Kessiet. Mesfushori është ende në Bregun e Fildishtë për shkak të mungesës së linjave ajrore për shkak të Koronavirusit. Gjithsesi, Milan ka një plan për rikthimin e tij.