Haradinaj: Marrëveshja finale me Serbinë garanton se sa do të zgjasë qeveria e re

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së duke folur për situatën aktuale politike, ka shprehur besimin e tij se një qeveri që krijon shumicën parlamentare është stabile, pasi që sipas tij s’ka rregull tjetër.
“Unë i kam parë diskutimet, por gjithsesi varet edhe nga vendimet, emrat nga ministra, programi, nga trajtimi i situatës me pandemi, më pas pako e stabilitetit ekonomik, marrëveshja me Serbinë. Nëse e cënon sovranitetin e vendit, atëhere s’du të paragjykojë.
Unë pa i pa faktet nëse kjo ekizston s’mund të flas e as të paragjykojë, marrëveshja finale me Serbinë garanton se sa do të zgjasë kjo qeverisje”, ka thënë ai në RTK, transmeton Indeksonline.
Derisa i njëjti ka thënë se ende nuk dihet, pasi që rrethanat mund të ndryshojnë.
“Marrëveshje s’do të jetë shumë e dhimbshme siç kanë fol, nëse e arrijmë liberalizimin e vizave, unë mendoj që është hap i madh, por jo meritë e asaj qeverie e as kësaj, por punë e madhe që është bërë ndër vite.
Kushdo që e merr mandatin e kryeministrit s’do ta ketë të lehtë. S’mund të paragjykojë për një epilog se sa do të zgjas. Do të jem sa bashkëpunues e ka edhe VV. Mos ta kalojmë se s’është asgjë e përfunduar. Nesër mund të shkojë Kurti mi thanë presidentit ja ku i ke 61 plus.
Veseli tha se ka pas ofertë nga VV. Tash jemi në realitet duhet të ecim tutje, pasi Kurti u vetshkarkua. Unë kam s’kam mendu që kjo qeveri do ta ketë mandatin më të shkurtë”./Indeksonline